Bota
Aksident tragjik në Kili/ Kamioni dhe autobusi përplasen kokë më kokë, humbin jetën 12 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kili, ku një autobus dhe një kamion janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Ky aksident u ka marrë jetën e 12 personave, sipas informacionit paraprak nga SAMU (Shërbimi Mjekësor i Emergjencës). Dua të theksoj se kjo është paraprake, sepse ekipet mjeko-ligjore janë ende duke punuar dhe automjetet ende nuk janë zhvendosur. SAMU na tregon gjithashtu se 15 persona po trajtohen në Spitalin Claudio Vicuna në San Antonio“, shprehen ekipet e emergjencës.
Ndërkohë autoritet kanë nisur një hetim të plotë, për zbardhjen e ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




