Pakujdesia për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur shkaktoi një zjarr në katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Fillimisht u dyshua se shkak për shpërthimin e flakëve u bë një rrjedhje gazi, por policia zbuloi se apartamentin katit të parë nga ku shpërthyen flakët ishte lënë një cigare e ndezur. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe krijuan panik te banorët e pallatit. Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Të paktën tetë prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia thotë se ka shoqëruar pronarin e banesës ku ra zjarri ndërsa po vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.