Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes disa personave në Vlorë


Një konflikt mes disa personave ka agravuar në përplasje fizike në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave të përfshirë kishte edhe një thikë, ndersa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Një prej personave është larguar me vrap dhe, për ta ndaluar, policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai është kapur disa metra më tutje, nga konflikti nuk raportohet për persona të lënduar.