• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

by Sport Sport
November 7, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 do të jenë të parat që do të zhvillohen pas reformës së re administrativo-territoriale, e cila ka reduktuar numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Por, ndërsa kufijtë administrativë janë ndryshuar, kuadri ligjor zgjedhor ende nuk është përshtatur, duke ngritur shqetësime për mënyrën e përfaqësimit të komuniteteve dhe mundësinë e kontestimit të rezultateve.

Të premten e 30 tetorit, Presidenti Bajram Begaj thirri partitë politike në Presidencë për konsultime mbi datën e zgjedhjeve vendore. Partitë opozitare e refuzuan ftesën, duke i cilësuar konsultimet formale. Pas takimit, Begaj dekretoi 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve.

Reforma territoriale, e cila parashikon bashkimin e 15 bashkive, nuk ndryshon vetëm kufijtë administrativë, por edhe mënyrën se si komunitetet do të përfaqësohen në këshillat bashkiakë.

Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe drejtuesja ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike (SDC), Gerta Meta, thotë se ndikimi i reformës shkon përtej riorganizimit administrativ.

“Problemi nuk është thjesht ndryshimi i numrit të bashkive. Është fakti se ndryshimi i hartës territoriale prek drejtpërdrejt mënyrën se si organizohet përfaqësimi politik dhe ushtrohet e drejta e votës”, u shpreh Meta për Deutsche Welle.

Kodi Zgjedhor ende nuk është përshtatur me ndarjen e re

Edhe pse data e zgjedhjeve është caktuar, ndryshimet në Kodin Zgjedhor që duhet të reflektojnë ndarjen e re territoriale ende mungojnë. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar se këto ndryshime duhej të ishin miratuar paralelisht me reformën territoriale.

“Duhet të rishikohen dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillit, kriteret për përcaktimin e numrit, strukturën e përfaqësimit të njësive të ndryshme territoriale brenda një njësie vendore”, deklaroi Celibashi.

Kryekomisioneri paralajmëroi se vonesat mund të krijojnë vështirësi në organizimin e zgjedhjeve dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe partive politike.

“Nëse këto ndryshime shkojnë përtej fundit të këtij viti, jo vetëm nga pikëpamja praktike do të krijohet problem për KQZ-në, por mund të lindin edhe probleme të karakterit ligjor. Duhet të angazhohen në mënyrë urgjente për të adresuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor”, tha ai.

Paqartësitë ligjore mund të sjellin kontestime të rezultateve

Bashkimi i 15 bashkive do të ndryshojë mënyrën e përfaqësimit të banorëve në këshillat bashkiakë. Në vend të këshillave të veçantë, ata do të zgjedhin përfaqësues në këshillat e bashkive ku janë përfshirë. Megjithatë, Kodi Zgjedhor ende nuk përcakton qartë rregullat e përfaqësimit në njësitë e reja vendore.

Sipas Gerta Metës, nëse shpërndarja e mandateve nuk merr parasysh dallimet demografike dhe territoriale, mund të lindin pretendime se disa komunitete janë të nënpërfaqësuara.

KQZ-ja ka rreth gjashtë muaj kohë për të përgatitur procesin zgjedhor në 46 bashki. Ndryshimi i organizimit territorial kërkon përshtatjen e dokumentacionit, materialeve zgjedhore, burimeve njerëzore dhe financiare.

Meta paralajmëron se problemet në regjistrimin e kandidatëve, administrimin e votimit apo shpërndarjen e mandateve mund t’u japin subjekteve zgjedhore arsye për të kundërshtuar ligjshmërinë e vendimeve dhe rezultateve.

Megjithatë, ekspertja sqaron se vonesat në ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk e bëjnë automatikisht të pavlefshëm procesin zgjedhor.

Zgjedhjet e vitit 2027 dhe standardet europiane

Në raportin e progresit për Shqipërinë, të publikuar më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian e cilëson urgjente realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në fokus janë edhe rekomandimet e pazbatuara të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Sipas Metës, ndër çështjet që kërkojnë vëmendje janë depolitizimi i administratës zgjedhore, parandalimi i përdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe transparenca e financimit politik.

Ajo thekson se në zgjedhjet vendore rreziku i përdorimit të burimeve publike kërkon vëmendje të veçantë, pasi kryetarët aktualë të bashkive mund të jenë njëkohësisht edhe kandidatë.

“Reforma zgjedhore nuk duhet të reduktohet në ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor. Ajo duhet të adresojë problemet që cenojnë barazinë në konkurrim, pavarësinë e administratës zgjedhore, transparencën e financimit politik dhe lirinë e zgjedhësit”, thekson Meta.

Sipas saj, moszbatimi i rekomandimeve mund të ndikojë edhe në vlerësimin e përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Mund të kemi një KQZ që arrin të organizojë procesin në 46 bashki, por kjo nuk garanton automatikisht konkurrim të barabartë dhe besueshmëri demokratike”, përfundon Meta. /DW

Previous Post

Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027

November 7, 2026
Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

Protesta edhe në Itali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

November 7, 2026
Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

Poloni/ Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve, të paktën gjashtë të vdekur

November 7, 2026
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

November 7, 2026
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

November 7, 2026
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

November 7, 2026
Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

November 7, 2026
Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

November 7, 2026
Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

November 7, 2026
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

November 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL