Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 6 numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur


Ka shkuar në gjashtë numri i personave të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov të Polonisë. Më herët, policia kishte raportuar për pesë viktima.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin kujdes mjekësor në spitalet e qytetit. Mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie, njëri prej të cilëve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, shkruan BBC.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur një person që kishte hyrë me makinë në shesh nisi të qëllonte ndaj njerëzve të rastësishëm. Autori u qëllua nga policia dhe u transportua në spital.