‘Skifteri’ shqiptar provokon sërish autoritetet britanike me koleksionin e orëve ‘Rolex’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2026, 07:25

Dorian Puka është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike pasi ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të një koleksioni orësh luksoze, vlera e të cilit llogaritet në afro 600 mijë euro. Mes tyre janë modele të shtrenjta Rolex dhe Patek Philippe, përfshirë një Rolex Cosmograph Daytona “Le Mans” prej ari 18-karatësh, me vlerë rreth 174 mijë euro. Së fundmi, ai kishte ekspozuar edhe një Rolls-Royce Cullinan, me çmim rreth 396 mijë euro.

29-vjeçari shqiptar ka tërhequr vëmendjen për stilin e tij ekstravagant të jetesës, ndërsa në një prej postimeve në Instagram ka shkruar: “Dikur isha i varfër, e mbani mend?”. Mediat britanike theksojnë se ai ka publikuar vazhdimisht pamje luksi, pavarësisht historikut të tij kriminal dhe dëbimeve nga Mbretëria e Bashkuar.

Puka është dënuar fillimisht me nëntë muaj burg në vitin 2016 për tentativë vjedhjeje në një banesë dhe u dëbua një vit më vonë. Pasi u rikthye ilegalisht në Britani, ai u përfshi në një seri vjedhjesh në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg dhe u dëbua sërish në mars të vitit 2020. Megjithatë, sipas raportimeve britanike, ai arriti të rikthehej përsëri në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit