Fifi ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, duke njoftuar publikun për zgjerimin e familjes së saj.
Këngëtarja e ka zbuluar lajmin përmes një videoje me nota humori, të publikuar në rrjetet sociale. Në të, ajo shprehet: “Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”.
Të lidhura
None found
Fifi u bë nënë për herë të parë pas lindjes së djalit të saj, Theo Mal. Tani, ajo dhe familja e saj po bëhen gati të presin një tjetër anëtar, në një periudhë që pritet të jetë e mbushur me emocione dhe çaste të veçanta.








