Një sulm me raketa ka vënë në shënjestër sot qendrën financiare të Riadit, kryeqytetit saudit. Si pasojë, është dëmtuar një ndërtesë që i përket kompanisë së naftës Aramco.
Dëshmitarë okularë i thanë agjencisë franceze të lajmeve AFP se kulla e Aramco-s, e ngritur në Qarkun Financiar të Mbretit Abdullah (KAFD), ishte mes objektivave të sulmit.
Të lidhura
None found
“Kulla Aramco në KAFD ishte në shënjestër, kjo është e sigurt”, tha njëri prej tyre. Dy dëshmitarë të tjerë pohuan se kishin vënë re dëmtime në ndërtesë.
Ngjarja ndodhi pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite bëri të ditur se kishte kapur në ajër raketa të lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit.
Ende nuk janë bërë të ditura përmasat e dëmeve dhe nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima.
KAFD është një nga qendrat më të rëndësishme financiare dhe ekonomike të Riadit, ku kanë selitë kompani të mëdha dhe institucione financiare.







