Një incident i pazakontë është regjistruar në Brazil, ku një makinë është përplasur brenda një dyqani veshjesh, pikërisht në momentin kur pronari dhe një punonjës po transmetonin drejtpërdrejt në rrjetet sociale ofertat e Black Friday.

Ngjarja ndodhi në qytetin Manaus, në shtetin e Amazonas.


Momenti i përplasjes u filmua nga kamera që po përdorej për transmetimin live.



Sipas Policisë, shoferja e një automjeti Jeep Renegade humbi kontrollin dhe përfundoi brenda dyqanit Guta, në rrugën Joao Valerio, në lagjen Vieiralves.

Ajo u tha efektivëve se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit.

Përplasja shkaktoi panik te personat që ndodheshin në dyqan, ndërsa një punonjëse mbeti e lënduar.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (Samu), të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.