Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona

8 Nëntor 2026 | 09:54

Garda Kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe ka shpëtuar 22 persona pasi një zjarr shpërtheu në bordin e një anijeje mallrash në Gjirin e Omanit.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë personat e shpëtuar janë shtetas arabë. Operacioni i shpëtimit u zhvillua nga njësitë e Rojës Bregdetare, pasi autoritetet morën një sinjalizim nga ekuipazhi për zjarrin në bord.

Ekipet e specializuara lokalizuan anijen dhe ndërhynë për të evakuuar të gjithë 22 personat, të cilëve iu dha ndihma e parë përpara se t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse.

Garda Kombëtare bëri të ditur se të gjithë të shpëtuarit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ngjarja regjistrohet në një periudhë tensionesh të shtuara në rajon, veçanërisht lidhur me sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin ndërkombëtar të naftës dhe mallrave.

Tensionet janë shtuar që prej nisjes së ofensivës amerikane dhe izraelite kundër Iranit në fund të shkurtit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit detar në Gjirin e Omanit dhe zonat përreth.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin

Një goditje politike për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’i besojë rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, mandatin për...
09:32 | 08/11/2026

Pas masakrës në Krakow ku mbetën 6 të vdekur, u gjetën edhe 3 trupa të tjerë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia polake vijon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit të përgjakshëm me armë zjarri në qytetin e Krakovit, ku gjashtë persona humbën jetën dhe...
09:07 | 08/11/2026

Gjermania ndalon furnizimin e Ukrainës me sisteme Patriot: Rrezikohet mbrojtja jonë

Gjermania nuk do të mund të furnizojë më tej Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, pasi një vendim i tillë mund të krijojë boshllëqe...
08:57 | 08/11/2026