Protesta studentore e së shtunës në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke përfunduar me shoqërime në komisariat dhe masa administrative.
Sipas të dhënave të bëra publike, 12 persona u shoqëruan nga policia, ndërsa 10 të tjerë u gjobitën për bllokimin e rendit publik.
Përplasjet më të forta u regjistruan pranë Ministrisë së Arsimit dhe në zonën përpara Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit hodhën fishekzjarrë, molotovë dhe gurë, ndërsa policia ndërhyri me autobotet me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.












