Aksident i rëndë në afërsi të rrotullimit të TEG-ut në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2026, 10:50

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Tegut, ku dy automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Problematika më shqetësuese është se automjetet kanë mbetur në rrugë, në pjesën e daljes drejt autostradës, duke bllokuar edhe korsinë e shpejtësisë dhe duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Ajo që bie në sy është mungesa e policisë në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të shmangur kaosin e mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit