Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet mes pushtetit dhe sektorit të ndërtimit.
Gjatë shoqërimit të gazetarit, policia ka përdorur spraj me piper në drejtim të syve të aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte ndërhyrjen dhe shoqërimin e tij.
Së fundmi, Vincent van Gerven Oei ka analizuar edhe përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke u ndalur te ndikimi i Edi Ramës dhe hyrja e parave të drogës në ekonominë shqiptare. Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të huaja gjejnë hapësirë të gjerë veprimi dhe liri për realizimin e projekteve të tyre.





