Pas fëmijëve të kopshtit, helmohen edhe të rriturit në Vlorë! Uji me amoniak i kontaminuar me baktere koliforme

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.11.2026, 11:51

Një ngjarje e rëndë e sigurisë shëndetësore është thelluar ditën e sotme pas lajmit fillestar të helmimit të fëmijëve të Kopshtit nr.10 në qytetin e Vlorës.

U raportua paraprakisht se shkak i helmimit ishte bërë konsumimi i ushqimit nga të vegjlit në kopësht por pas publikimit të rezultatit të analizave dyshohet se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë konsumimi i ujit të pijshëm të kontaminuar, ndërsa analizat e para laboratorike kanë konfirmuar tashmë praninë e baktereve koliforme në ujë.

Sipas të dhënave paraprake nga analizat e ujit, depozita e Kopshtit Nr. 10 ka shfaqur prani të amoniakut dhe mungesë totale të klorit, tregues këto të një kontaminimi të rëndë dhe dështimit të parametrave të sigurisë sanitare.

Përveç fëmijëve që frekuentojnë këtë institucion parashkollor, nga simptomat e helmimit janë prekur edhe persona të rritur të cilët janë paraqitur me sipmtoma helmimi në spital, duke ngritur kështu alarmin për një ndotje më të gjerë të rrjetit ose depozitave të furnizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit