Lugina e Valbonës është mbuluar nga ngjyrat e vjeshtës, duke ofruar një pamje ku e kaltra e qiellit ndërthuret me gjelbërimin e barit dhe nuancat e arta e të kuqërremta të pemëve. Pamjet nga kjo zonë e Alpeve shqiptare janë ndarë sot nga kryeministri Edi Rama.
Në video dallohen livadhet që ruajnë ende ngjyrën e gjelbër, ndërsa pemët përreth kanë nisur të ndryshojnë ngjyrë, duke krijuar një kontrast me majat e larta të maleve që rrethojnë luginën.
E njohur për peizazhet malore dhe natyrën e saj, Valbona është një nga destinacionet e turizmit në veri të Shqipërisë. Gjatë vjeshtës, pyjet e ahut dhe gështenjës, së bashku me pishat, bredhat dhe lisat, krijojnë një ndërthurje ngjyrash që i jep luginës një pamje krejt tjetër nga ajo e muajve të verës.
Për vizitorët që preferojnë natyrën dhe qetësinë, kjo stinë ofron mundësi për shëtitje, fotografi dhe eksplorimin e peizazheve të Alpeve shqiptare.
Valbona ndodhet në Tropojë, rreth 23 kilometra larg Bajram Currit. Lugina shtrihet përgjatë lumit me të njëjtin emër dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku përfshihet edhe Thethi. Përveç peizazheve, zona njihet për shtigjet malore, bujtinat tradicionale dhe mundësitë për ecje e eksplorim në natyr












Komente
Komento