Shqiptarët e Luginës së Preshevës zgjedhin përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar

Sot, qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion që përfaqëson komunitetin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit shqip.

Të drejtën për të votuar e kanë 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, sipas të dhënave të publikuara.

Të lidhura

None found

Për 29 vendet në Këshill konkurrojnë katër lista, të cilat kanë gjithsej 107 kandidatë. Në fletëvotim, ato paraqiten me këtë renditje: LPD–PDSH, e drejtuar nga Shqiprim Musliu; PD–LR, me Sali Salihin si bartës; PVD–AL, Partia për Veprim Demokratik; dhe APN, me Levent Qazimin si bartës.

Pas më shumë se një dekade me 15 anëtarë, Këshilli rikthehet në përbërjen prej 29 vetash. Ndryshimi është bërë në bazë të të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

Institucioni ushtron kompetenca publike në katër fusha: arsim, kulturë, informim, si dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Me votën e tyre, banorët shqiptarë të tri komunave do të zgjedhin përfaqësuesit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pjesëmarrja dhe rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojnë përbërjen e re të organit që përfaqëson shqiptarët në Serbi.

Para votimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Në një mesazh në Facebook, Kurti vuri në dukje rëndësinë e rikthimit të përbërjes me 29 anëtarë. Ai përmendi edhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës u jep shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës dhe studentë, si dhe përkrahjes për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.

Kurti foli gjithashtu për vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, ndër to pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucione.


Shtuar më 8.11.2026 12:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş