Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione dhe depozita, të prekur edhe banorë të lagjes pranë kopshtit

08/11/2026 12:28

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë dyshohet se është shkaktuar nga uji i kontaminuar.

Sipas informacioneve paraprake, në tubacionet dhe depozitat e ujësjellësit është konstatuar prani e lartë bakteresh, ndërsa dyshohet edhe për ndotje nga ujërat e zeza, si dhe mungesë të klorifikimit të ujit.

Problematika nuk duket se është kufizuar vetëm te fëmijët e kopshtit. Shqetësime shëndetësore kanë shfaqur edhe banorë të lagjes përreth, duke ngritur dyshime se ndotja mund të ketë prekur një zonë më të gjerë.

Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikat e vazhdueshme me furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë.

Gjatë muajve të verës, qytetarët janë përballur me ndërprerje dhe vështirësi në furnizimin me ujë, duke shprehur vazhdimisht pakënaqësi për shërbimin e ujësjellësit.

Top Channel