Po shkon drejt mbylljes rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që nisi në mars të këtij viti. Deri më tani nga ky proces buxheti i shtetit ka fituar nga procesi i rivlerësimit 177 milionë euro.
Drejtoria e Tatimeve iu rikujton qytetarëve të shfrytëzojnë këtë proces për të kryer rivlerësimin deri më 31 dhjetor 2026 kur është edhe afati i fundit të këtij ligji.
Përmes rivlerësimit, qytetarët afrojnë vlerën e pronës me çmimet reale të tregut kundrejt një tatimi prej 5%. Njëjtë edhe për bizneset që kryejnë këtë procedurë.
Ndërsa nga 2027-ta kur ky ligj nuk do jetë më në fuqi, tatimi që do të paguajnë qytetarët për në rast se shesin pronën mbi vlerën e deklaruar në kartelën e pasurisë do të paguajnë tatim 15%.









Komente
Komento