Presidenti polak Karol Nawrocki shpalli dy ditë zie kombëtare pas të shtënave me armë në Krakovë që lanë gjashtë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

“Presidenti nënshkroi një dekret… duke shpallur një periudhë zie kombëtare në të gjithë territorin e Republikës së Polonisë më 8 dhe 9 nëntor”, tha zëdhënësi i presidentit në një deklaratë.

Sulmi ndodhi të shtunën, rreth orës 15:00, në afërsi të Sheshit Kryesor (Rynek Główny), në qendrën historike të Krakovës. Sipas informacioneve të autoriteteve, një person hyri me makinë në zonën e sheshit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm.

Gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën. Midis të plagosurve ishin dy oficerë policie dhe pesë shtetas të huaj. Viktimat përfshinin tre shtetas polakë, një shtetas britanik dhe dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar.

Policia e ka identifikuar sulmuesin si një burrë polak 25-vjeçar, por nuk e ka konfirmuar emrin e tij. I dyshuari mbante veshur “veshje ushtarake” dhe kishte një armë ushtarake, sipas një zëdhënësi të policisë. Megjithatë, autoritetet thanë se ai nuk ishte ushtar.

Ministri i Brendshëm i Polonis% ka thënë se hetimet e hershme tregojnë se ai ishte frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”. Ministri e përshkroi atë gjithashtu si një “ultra-nacionalist”, pa dhënë detaje të mëtejshme.