Media shtetërore iraniane ka raportuar për shpërthime në provincën jugore të Hormozganit. Shpërthime u raportuan në ishullin Keshm, në Sirik, Jask dhe Bandar Abas, teksa ka njoftime kundërthënëse lidhur me atë se kush është përgjegjës për shpërthimet. Televizioni shtetëror iranian tha se origjina e shpërthimeve mbetet e paqartë, duke sugjeruar se ato mund të jenë të lidhura me aktivitetin ushtarak iranian që synojnë mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit.