Franca dhe Evropa do të përfaqësohen në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Evropianët dhe Franca do të jenë të pranishëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat janë planifikuar të zhvillohen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i diplomacisë franceze, Jean-Noël Barrot, gjatë një interviste për mediat franceze RTL dhe Public Sénat. Ministri i Jashtëm siguroi se roli i faktorëve evropianë do të jetë i garantuar në këtë tryezë negociatash, duke deklaruar se “Evropianët do të përfaqësohen në mënyrë adekuate dhe Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto diskutime”.
I pyetur mbi nivelin specifik të përfaqësimit dhe delegacionin zyrtar që do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, Barrot abstenoi nga dhënia e emrave konkretë në këtë fazë.
“Nuk mund t’ju them ende se kush do ta përfaqësojë Francën në atë rast, por Franca do të jetë atje”, shtoi më tej kreu i diplomacisë franceze, duke rikonfirmuar praninë e Parisit në këtë raund bisedimesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



