Ferizaj është shpallur zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027”, një vlerësim ndërkombëtar që nënvizon punën e vazhdueshme të qytetit për zhvillimin dhe promovimin e sportit.
Konfirmimi është bërë përmes një letre zyrtare të Federatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit (ACES), e cila mban firmën e presidentit Gian Francesco Lupattelli dhe datën 2 nëntor 2026.
Të lidhura
None found
Ky titull është dhënë në bazë të investimeve të realizuara në infrastrukturën sportive, mbështetjes për klubet dhe sportistët, organizimit të aktiviteteve të ndryshme, si dhe nismave për t’u ofruar qytetarëve më shumë mundësi për të marrë pjesë në sport dhe aktivitete fizike.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cilësoi këtë arritje si një vlerësim të rëndësishëm, por edhe si një përgjegjësi të re për të vijuar përmirësimin e kushteve për sportistët, zhvillimin e mëtejshëm të sportit dhe rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete sportive.





