Berisha: PD është e gatshme për kompromis dhe ujdi me forcat politike opozitare për të rrëzuar Edi Ramën

12:42, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se, ‘PD është e hapur dhe e gatshme për kompromis dhe ujdi me forcat politike opozitare për të rrëzuar Edi Ramën’.

Petrit Hamiti: A mendoni se mund të arrini të bashkoheni me partitë e tjera si Bashkë, Mundësia, Shqipëria Bëhet, për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale?

Sali Berisha: Partia Demokratike është e sinqertë, është e hapur dhe absolutisht e gatshme për kompromise dhe ujdi me këto forca politike për kandidatë të përbashkët në mbarë vendin dhe për një betejë të përbashkët në rrëzimin e Edi Ramës në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.

Dhe unë prapë shfrytëzoj këtë moment, t'u bëj thirrje drejtuesve të këtyre partive të lënë me një anë kundërshtitë dhe të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga një e keqe e madhe që s'e ka pasur ndonjëherë.

Çdo hezitim shkon në favor të Edi Ramës.

Unë nuk u them atyre në qoftë se ata s'duan, hajde të qeverisim bashkë.

Unë nuk u them atyre që në qoftë se ata nuk duan, urdhëro të dalim dhe në zgjedhjet e përgjithshme bashkë.

Por hajde të rrëzojmë Edi Ramën, të shkojmë drejt krijimit të një qeverie kujdestare për të bërë reformën zgjedhore dhe ju siguroj se ajo reformë do të pasqyrojë plotësisht propozimet dhe sugjerimet e tyre.

Plotësisht, unë i kam lexuar ato, kemi pasur dhe një dialog në këtë drejtim, pa asnjë hezitim.

Dhe t'i japim atij edhe në zgjedhjet lokale mësimin që meriton, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, e ju them prapë, mos hezitoni se kush përfiton.

Çdo shqiptar e din që përfiton Rama dhe ju nuk duhet të jeni kurrë që të përfitojë kjo e keqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco