Gjatë një vëzhgimi në tregun kryesor të Fierit, ajo që bie në sy është numri i pakët i konsumatorëve. Edhe pse në tezga nuk mungon larmia e produkteve, çmimet duket se janë kthyer në pengesë për shumë familje.

Gështenjat tregtohen me 300 lekë të reja, fasulet me 400 lekë të reja dhe hudhrat me 250 lekë të reja. Domatet kushtojnë 120 lekë të reja, ndërsa kivi dhe mashurkat 200 lekë të reja për kilogram.

Patatet dhe patëllxhanët shiten me 80 lekë të reja, limonët me 100 lekë të reja, karotat dhe lulelakra me 130 lekë të reja, ndërsa lakrat me 100 lekë të reja.

“Çmimet të rënda janë për pensionistët. Shumë të rënda”

Çmimet janë të larta, sidomosd perimet. Domatja e të gjitha. Nuk janë të përballueshme.”

“Shtrenjtë sa s’ka më. As që mund t’i blejmë dot. Janë shumë të shtrenjta.”

“Janë të shtrenjta, nuk i blejmë dot, mora nja dy a tre gjera. Jemi pa punë. Është varfëri e madhe, nuk po ia dalim dot”, shprehen disa blerës.

Ndërsa konsumatorët ankohen për çmimet e larta dhe vështirësitë ekonomike, tregtarët përballen me një tjetër problem, rënien e shitjeve. Jashtë kamerave thanë se shitjet kanë rënë me afro 60 për qind.