Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke ekstraduar nga Spanja 41-vjeçarin Arnold Jaho, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Jaho, lindur në Vlorë, u ekstradua nga Barcelona pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve spanjollë në Madrid.
Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2026 me 6 vite burgim për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ndërsa në vitin 2024, ai është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari akuzohet edhe për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe krime ekonomike.



