Berisha kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei: Të mos e prekë askush

Sali Berisha ka kërkuar lirimin pa vonesë të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, për të cilin pretendon se është ndaluar nga Policia e Shtetit. Kreu i Partisë Demokratike e bëri këtë deklaratë gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, pas një pyetjeje të Milaim Nelës, i cili e përshkroi gazetarin si një nga kritikët më të fortë të qeverisë së Edi Ramës.

“Që sot kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm. Gazetari në fjalë është një kritik i zhvillimeve në Shqipëri, ndër më objektivët. Ky gazetar nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por një gjë është e sigurt që ky gazetar e do Shqipërinë”, tha Berisha.

Të lidhura

None found

Berisha nënvizoi se gazetari ka mbajtur qëndrime dhe ka publikuar shkrime me rëndësi për zhvillimet në Shqipëri. Ai shtoi se nuk i di arsyet përse Vincent van Gerven Oei është kaq i lidhur me vendin, por e cilësoi atë ndër gazetarët më të mirë në pasqyrimin e realitetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së paralajmëroi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai mund të ndërmarrë hapa ndaj individëve që i sheh si kundërshtarë personalë.

“Unë kërkoj urgjentisht lirimin e tij. Sikundër kërkoj të mos e prekë kush, se Edi Rama ndaj armiqve personalë nuk ngurron për asnjë akt”, deklaroi Berisha.


Shtuar më 8.11.2026 14:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri