Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka shprehur ngushëllime popullit polak dhe familjarëve të viktimave të sulmit të rëndë në Krakov. Ajo e cilësoi ngjarjen si akt terrorist dhe u shpreh në mbështetje të të plagosurve.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Siljanovska-Davkova tha se është thellësisht e pikëlluar për tragjedinë, e cila u mori jetën njerëzve të pafajshëm dhe la shumë të tjerë të plagosur.
Të lidhura
None found
Presidentja përcolli solidaritetin e plotë të popullit maqedonas me Poloninë, duke thënë se ndajnë dhimbjen dhe u shprehin ngushëllimet më të thella të gjithë personave të prekur.
Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ajo përcolli gjithashtu mbështetjen dhe ngushëllimet e saj të sinqerta për polakët, si dhe dënoi me forcë dhunën që u mori jetën të pafajshmëve.
Sulmi ndodhi më 7 nëntor, në qendër të Krakovit. Sipas të dhënave të publikuara, gjashtë persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën. Autoritetet polake po hetojnë dyshimet për terrorizëm, ndërsa vendi ka shpallur dy ditë zie kombëtare.








