Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028
Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ku përballë do të ketë Hungarinë.
Takimi do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, duke nisur nga ora 17:15, me “Dardanët” që synojnë të reagojnë pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 37:30.
Përballë Kosovës do të jetë një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare. Hungaria e nisi këtë fushatë kualifikuese me fitore 32:21 ndaj Malit të Zi dhe aktualisht kryeson Grupin 4 me dy pikë.
Trajneri i Kosovës, Jesper Östlund, e ka vlerësuar maksimalisht nivelin e kundërshtarit, duke theksuar se Hungaria ka në përbërje lojtarë që aktivizohen në klubet më të mëdha evropiane dhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, përfaqësuesja kosovare do të kërkojë të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve në Ferizaj për të synuar një rezultat pozitiv.
Në Grupin 4 bëjnë pjesë Kosova, Hungaria, Ishujt Faroe dhe Mali i Zi. Dy ekipet e para të secilit grup kualifikohen direkt në fazën finale të Evropianit 2028, ndërsa biletën e sigurojnë edhe katër ekipet më të mira që përfundojnë në vendin e tretë.
- Ndeshja: Kosova – Hungaria
- Data: 8 nëntor 2026
- Ora: 17:15
- Vendi: Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj
- Kompeticioni: Kualifikimet për Euro 2028
Kryeministri Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham
Në Prishtinë përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
- 14:35 Kryeministri Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham
- 14:11 Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror
- 13:59 Në Prishtinë përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
- 13:47 Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë
- 13:42 Egjipti zbulon rezervë të re gjigante gazi në Mesdhe, vlerësohet në 200 miliardë metra kub
- 13:31 Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”