Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve. Por numri një i PD doktor Berisha është i mendimit se ato incidente u prodhuan prej të paguare të qeverisë. SALI BERISHA- Në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën. Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat. Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre.