Një zjarr përfshin një godinë të vogël në zonën e Zvërnecit, pranë pikës ku kanali i lagunës së Nartës lidhet me detin.
Godina, e cila shërben për magazinimin e materialeve të peshkimit, përfshihet nga flakët, ndërsa në vendngjarje mbërrijnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.
Situata paraqet rrezik edhe për pyllin me pisha që ndodhet pranë godinës, pasi flakët mund të përhapen më tej. Megjithatë, ndërhyrja e zjarrfikësve po bën të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.
Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike. Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes.