Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

8 Nëntor 2026 | 15:12

Administrata e Tenerifes ka njoftuar se do të qëndrojë pranë familjes së Jesus de Miguel, i cili humbi jetën pasi u rrëzua pas një përplasjeje me portierin e Andorrës në ndeshjen midis dy ekipeve. 

Konkretisht, siç njoftoi drejtori ekzekutiv i Tenerife-s, Antonio Manuel Porro Granados, klubi spanjoll do të ndihmojë vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel derisa ajo të arrijë moshën madhore.

“Qëllimi ynë është t’i qëndrojmë pranë vajzës dhe të sigurohemi që e gjithë familja Tenerife ta mbështesë atë. Duam të jemi pranë saj të paktën derisa të arrijë moshën madhore. Ky është një angazhim që kemi marrë me iniciativën e aksionarit tonë kryesor, Rayco Garcia, të cilin të gjithë e mbështesim pa rezerva”, tha ai.

Drejtori shtoi se ata do të ofrojnë ndihmën maksimale të mundshme në çdo nivel.

“Në të njëjtën kohë, po shqyrtojmë edhe mënyra për të forcuar mbështetjen tonë financiare, në mënyrë që rrethanat të ndikojnë sa më pak në jetën e tyre, të paktën në një nivel material. Sigurisht, është e pamundur që një humbje e tillë të mos lërë gjurmë”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ku përballë do të ketë Hungarinë. Takimi...
14:48 | 08/11/2026

Humbi jetën pas një ataku kardiak, mijëra tifozë i japin lamtumirën sulmuesit spanjoll Jesus de Miguel

Mijëra tifozë, futbollistë dhe përfaqësues të klubeve spanjolle u mblodhën të shtunën në stadiumin e Tenerife-s për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit Jesus de...
09:16 | 08/11/2026

Portugalia premton nderim madhështor për Ronaldon

Federata Portugeze e Futbollit ka premtuar se do ta nderojë Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësuesen e Portugalisë, pas vendimit të...
11:59 | 07/11/2026