• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

15:22 : 08/11/2026
në AKTUALITET, RAJONI

Në Serbi të dielën janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave. Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë 481.789 votues të regjistruar në listat e posaçme zgjedhore.

Qytetarët votojnë për listën zgjedhore të pakicës së tyre kombëtare, teksa mandatet më pas do të ndahen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara. Me votim të drejtpërdrejtë do të zgjidhen anëtarët e këshillave të 21 pakicave kombëtare, ndër të cilat janë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, bullgare, bunjevci, vllahe, hungareze, rome, rumune, rutene, sllovake, kroate dhe malazeze.

Anëtarët e këshillave të pakicave gorane dhe ruse do të zgjidhen përmes kuvendeve të delegatëve, të cilat do të organizohen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë. Gjashtë pakica kombëtare kanë vetëm nga një listë zgjedhore, ndërsa të tjerat kanë të paktën dy. Për zgjedhjen e këshillit kombëtar për pakicën shqiptare, të drejtë vote kanë 37.759 votues.

Këshillat kombëtarë në Serbi përfaqësojnë komunitetet e pakicave në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve dhe teksteve. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi do t’i publikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve jo më vonë se 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Thirrje që shqiptarët të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Lexo edhe:

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi dhe Qeveria e Kosovës u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, tha se ky këshill është institucioni më i rëndësishëm për shqiptarët në Luginë të Preshevës  term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarë.

“Një institucion i tillë duhet të udhëhiqet me besë e me zemër”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se me mbështetjen e Kosovës dhe Shqipërisë, interesi kombëtar i shqiptarëve duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.

Ai kërkoi që shqiptarët të dalin të votojnë për të “forcuar zërin tonë dhe për të vazhduar rrugën e përfaqësimit të vendosur e të pakompromis të të drejtave tona”.

Thirrje për pjesëmarrjen në votim të shqiptarëve ka bërë edhe kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Përmes një video-adresimi në rrjetet sociale, ai përmendi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës, duke premtuar se do të vazhdojë t’i adresojë kërkesat dhe sfidat e shqiptarëve.

“Bashkë, me Kosovën dhe Shqipërinë në krah do të vazhdojmë edhe katër vjetët t’i artikulojmë kërkesat pulitke të shqiptarëve, t’i adresojmë çështjet tona të përbashkëta, të investojmë në avancimin e arsimit, kulturës, informimit dhe të mbrojmë gjuhën tonë kombëtare. Sepse identitet nuk tregohet, të drejtat tona nuk negociohen, e Lugina nuk tjetërsohet”, u shpreh ai, duke u zotuar se do të punojë për të mbrojtur dhe avancuar identitetin shqiptar në Luginë të Preshevës.

Thirrje për votim bëri edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Pas votimit të dielën ajo shkroi në rrjetet sociale se pjesëmarrja e shqiptarëve në votime është forma më e mirë për të ndikuar në të ardhmen e tyre.

Ndërkaq, një ditë para mbajtjes së votimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të votojnë për “të drejta të barabarta dhe për të ardhme në vendlindje”. Sipas regjistrimit të popullsisë në Serbi më 2022, shqiptarët janë pakica e katërt kombëtare me rreth 60 mijë banorë.

Kurti tha se falë rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar pas më shumë se një dekade, nga 15 anëtarë sa kishte, tani ka 29 anëtarë, duke e cilësuar këtë si “rikthim të rëndësishëm në përfaqësimin e shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kolektive”.

Sipas Kurtit ky këshill ka autorizime publike në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës e shkrimit shqip, si dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ai tha se, pavarësisht pengesave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës, ata “këmbëngulin në të drejtat e tyre dhe për të ardhme në vendlindje”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Me tekste mësimore, bursa për nxënës e studentë, mbështetje për kulturën dhe institucionet përfaqësuese”, shkroi Kurti.

Votimet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtare të pakicave në Serbi, vijnë pak kohë pasi Serbia në fund të tetorit mbajti zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje, tetë parti shqiptare garuan së bashku dhe fituan dy mandate në Kuvendin e Serbisë. Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdimisht ankohen për diskriminim dhe nënpërfaqësim institucional në Serbi, por edhe për atë që njihet si pasivizim i adresave.

Bislimi e akuzon Serbinë për “diskriminim agresiv” të shqiptarëve në Luginë

Pasivizimi i adresave nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar. Kjo çështje është ngritur vazhdimisht nga shqiptarët në Luginë, por edhe nga Kosova, që e cilëson si praktikë diskriminuese.

Pasivizimi i adresave ishte përmendur edhe në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit më 2023, ku thuhej se kjo praktikë ishte zbatuar në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Edhe Komisioni Evropian në raportet për Serbinë kishte ngritur shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve./REL

Etiketa: këshillat kombëtarëkosovepakiceserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

14:25 : 08/11/2026
RAJONI

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

15:54 : 06/11/2026
BOTA

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:17 : 06/11/2026
RAJONI

Protestat për Arlinda Zekajn, aktivistët bllokojnë rrugën në Prishtinë

21:00 : 05/11/2026
RAJONI

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

16:50 : 05/11/2026
Lajmet e Dites

Kosovë/ Prokurorit i del kundër dëshmitarja e vet për të akuzuarin për vrasje

21:37 : 04/11/2026

TË GJITHA

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

15:22 : 08/11/2026

Zvërnec, merr flakë magazina e materialeve të peshkimit

15:19 : 08/11/2026

Akuzohet për ngacmim sek*ual ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi mbërrin në gjykatë

15:12 : 08/11/2026

Kush është autori i dyshuar i masakrës në Krakov, 25-vjeçari u mori jetën nëntë personave

15:06 : 08/11/2026

Protesta çon Ramën në SPAK, ndaj proteston dhunshëm Rama

14:55 : 08/11/2026

Surprizon tregu amerikan i punës, 165 mijë vende të reja pune, papunësia zbret në 4.1%

14:40 : 08/11/2026

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

14:25 : 08/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com