E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

Sherri në Vlorë/ 34-vjeçari tentoi të nxirrte pistoletën gjatë konfliktit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Një konflikt për motive të dobëta në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka rrezikuar të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri gjatë përplasjes me një 41-vjeçar nga Tirana.

Policia ndërhyri në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit të të arrestuarit u gjet edhe një përforcues metalik grushti.

Reklamë

Njoftimi i Policisë

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.