Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Në minutën e 13-të, një aksion i shpejtë i kuqezinjve që gjejnë golin me Alphadjo Cisse, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 19-të, Milan dyfishon shifrat me Pulisic.
Pas një topi të humbur nga Traore në zonën e tij dhe asistit të Goncalo Ramos, Pulisic e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Milanin.
Vendasit ngushtojnë shifrat në fund të kohë ssë rregullt, në minutën e 88-të me Mikael Egill Ellertsson. Milan fiton 1-2 dhe ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë.
Atalanta është rikthyer te fitorja pas katër javësh, pasi fitoi 0-1 në transfertë ndaj Monza. Gjithsesi, klubi bergamask mbetet sërish shumë poshtë në renditje, vetëm në vendin e 12-të.







