Garat e Kampionatit Ballkanik të Karatesë në Stamboll të Turqisë përfunduan me Kosovën në bilancin e 10 medaljeve: një ari, tri argjendi dhe gjashtë bronzi.
Tri prej medaljeve të bronzta erdhën në ditën përmbyllëse, nga garat ekipore. Në podium dolën skuadrat e djemve kadetë dhe juniorë, si dhe ekipi i vajzave kadete.
Të lidhura
None found
Emira Maqedonci siguroi medaljen e artë për Kosovën dhe u kurorëzua kampione e Ballkanit në garën individuale.
Në garat individuale, medaljet e argjendta iu takuan Suela Arifit, Qëndresa Ibrahimit dhe Prijam Gashit. Ndërsa Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku fituan medalje të bronzta.
Me këtë rezultat, përfaqësuesja kosovare e mbylli kampionatin me 10 medalje, pas paraqitjeve të suksesshme të garuesve në arenën ballkanike.






