E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Tragjedi në Egjipt! Përplasen dy trena, 4 viktima dhe mbi 80 të plagosur

Dy trena janë përplasur këtë të diel në provincën e Gizës, në Egjipt. Si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, e cila konfirmoi viktimat dhe të plagosurit si pasojë e aksidentit të rëndë hekurudhor.

Sipas Hekurudhave Kombëtare të Egjiptit, një tren që udhëtonte nga Giza drejt Fayoumit është përplasur me pjesën e pasme të një treni tjetër, i cili po kryente itinerarin nga Kajro drejt Asuanit.

Aksidenti ndodhi mes stacioneve Kafr Ammar dhe Al Raqa, ndërsa përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve.

Reklamë

Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Egjipt. Ndër shkaqet kryesore të tyre renditen gabimet njerëzore në kalimet në nivel dhe problemet me sistemet e sinjalizimit hekurudhor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.