
Alphadjo Cisse po kalon një moment të shkëlqyer me Milanin. Mesfushori 21-vjeçar festoi grumbullimin e parë me kombëtaren italiane duke shënuar ndaj Genoas në “Marassi”.
Ky ishte goli i pestë i Cisse në kampionat dhe i teti në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon me kuqezinjtë.
Me këto shifra, 21-vjeçari barazon një rekord të veçantë të Filippo Inzaghit dhe Andriy Shevchenkos, të cilët gjithashtu realizuan tetë gola në 13 ndeshjet e tyre të para me Milanin.
Rekordi absolut në këtë statistikë mbahet nga Mario Balotelli, i cili arriti të shënonte 12 gola në 13 paraqitjet e tij të para me fanellën kuqezi.