
Kryebashkiaku Veliaj ka komentuar nga Facebook vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ai shkruan nga burgu i Fierit, ku u transferua pak ditë më parë, se jaën e shkuar u miratuan 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës si dhe ecja përpara me shkollën e re në Astir dhe parkingun te Pazari i ri.
“Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.
Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin. Tirana në punë!” – shkruan Veliaj.