E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ajeti jep sinjale për Kombëtaren, shënon dhe ndihmon Bodrumsporin të marrë 3 pikët

Arlind Ajeti ka dhënë sinjale pozitive në prag të grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, duke gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 2-1 të Bodrumspor ndaj Bolusporit.

Mbrojtësi shqiptar ishte protagonist që në minutat e para të takimit, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të. Ajeti u shkëput bukur në zonë pas një goditjeje nga këndi dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Bodrumspor dyfishoi shifrat në minutën e 31-të me Ruben Providence, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm.

Në pjesën e dytë, skuadra e Ajetit mbeti me një lojtar më pak, pasi Vincent Aboubakar u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të. Boluspor arriti të shënonte në minutën e 88-të me Bartu Göçmen, por nuk pati kohë për të shmangur humbjen.

Kështu, Bodrumspor siguroi tri pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa Ajeti konfirmoi formën e mirë pikërisht përpara ndeshjeve të nëntorit me Kombëtaren shqiptare kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.