EMRI/ Sherri te Uji i Ftohtë, arrestohet i riu që tentoi të përdorte armën e zjarrit

EMRI/ Sherri te Uji i Ftohtë, arrestohet i riu që tentoi të përdorte armën e zjarrit

17:31, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Marjano Meçanaj, pasi dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Yacht’, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur ‘Rrapi’.

Sipas policisë, gjatë patrullimit, efektivët konstatuan konfliktin mes Meçanajt dhe një 41-vjeçari banues në Tiranë. Ndërhyrja e menjëhershme parandaloi përshkallëzimin e situatës.

Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit ai ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë. Arma u gjet dhe u sekuestrua nga policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet dhe u sekuestrua edhe një përforcues metalik grushti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Yacht’, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Yacht’, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur ‘Rrapi’, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco