Aktivisti Erald Ndoj, ka protestuar i vetëm ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, duke ngritur një pyetje thelbësore në lidhje me aktivizmin e partive të vogla dhe ‘aktivistëve të zjarrtë’, të cilët shfaqen saherë ka protesta masive dhe kamera, të gatshëm për të krijuar incidente me opozitën.
Ndoji ka protestuar në shesh përpara Kryeministrisë prej 1 qershorit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministit Edi Rama, por sot ai akuzon partitë e vogla dhe aktivistët e partisë së Arlin Qorrit si të paguar nga Edi Rama, të cilët janë gati për incidente sa herë bashkohet opozita në protestë.
‘Pse nuk vijnë në protestë këta aktivistët që janë gati për incidentet, apo i pagun mirë Rama që me largu opozitën’, shprehet Ndoj në mesazhin e tij në Facebook, ndërkohë që ndodhet i vetmë përpara Ministrisë së Arsimit.
Ndoj: S’kemi asnjë person në protestë. Një pyetje kam për partitë e vogla. Ku janë këto simpatizantët e partive të vogla që sa herë ka protestë masive shfaqen, sa herë ka kamera shfaqen dhe kur vjena puna gjatë ditëve normale nuk vjen asnjë? Ja ku jemi vetëm. Po këta aktivistët e zjarrtë që janë gati për incidente sa herë bashkohet opozita në protestë, ku janë? Meqë iu dhëmb shumë protesta. Pse nuk vijnë në protestë këta aktivistët që janë gati për incidentet, apo i pagun mirë Rama që me largu opozitën. Tashi ta bëftë Zoti hallall se një gjë të bukur e ke bërë, Rama në burg, Berisha në burg, tashi ti në burg je Rame se i bone 13 vite në pushtet, pra vetëm ti përfiton nga kjo. Tani si i bie, Qorri në pushtet? Se në rast se Rama në burg, Berisha në burg, Qorri ka ngel. Parti të re nuk ke lejuar me u bo, pra i bie qe je me Qorrin se Qorri i majtë është si puna jote. Hapni sytë vëllezër e motra se ka pisllëk të madh u kam thënë që në fillim.
© SYRI.net