Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin

08/11/2026 18:10

Një aksident rrugor është regjistruar mbremien e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.

Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka marrë dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Ndërkohë, pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Top Channel