Qytetarët e Tiranës janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë, në protestën e përditshme kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një ditë pas protestës kombëtare, e cila u shoqërua me përplasje me policinë, studentë, të rinj dhe qytetarë dolën në shesh rreth orës 18:30, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë.
Protestuesit mbeten të vendosur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Krahas kundërshtimit të qeverisë aktuale, një pjesë e tyre shprehin pakënaqësi edhe ndaj klasës së vjetër politike.
Ndërkohë, studentët kanë refuzuar thirrjet e kryeministrit për dialog. Ata argumentojnë se nuk shohin arsye për të zhvilluar bisedime me një kryeministër që e akuzojnë për korrupsion dhe për përdorimin e policisë kundër protestuesve.m.k





