Erion qelia: Puna në Tiranë nuk ndalet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.11.2026, 19:07

Pavarësisht se prej muajit shkurt të vitit 2025 ndodhet i paraburgosur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh publik ku thekson se dinamika e punëve dhe projekteve në kryeqytet vijon pa ndërprerje.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj ka bërë një përmbledhje të nismave të ndërmarra gjatë javës së fundit nga Bashkia e Tiranës.

Së fundmi, sipas njoftimeve nga mbrojtja ligjore dhe vetë ai, gjendja e këmbës së thyer është përkeqësuar si pasojë e vonesave në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore brenda institucionit të paraburgimit, duke bërë të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale për të shmangur rrezikun në ecje.

Pavarësisht situatës prekëse dhe sfidave institucionale që po has nga qelia, Veliaj ka përmbyllur qëndrimin e tij me thirrjen se angazhimi vendor mbetet prioritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit