Policia në Veles ka privuar nga liria D.T. (36) dhe J.A. (26), pasi gjatë kontrolleve ka zbuluar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.
Rasti është regjistruar më 6 nëntor 2026, rreth orës 22:30, në Veles. Sipas njoftimit të policisë, të dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti dhe janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB-së Veles.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit pranë tyre, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar lëndët narkotike, tabletat dhe peshoren digjitale, të cilat më herët i kishte lënë njëri prej personave.
Një ditë më pas, më 7 nëntor, policia ka ushtruar kontroll në banesën e D.T., bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Veles. Gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe para.
D.T. dhe J.A. janë mbajtur në stacion policor, ndërsa për ngjarjen është informuar prokurori publik.
Policia njoftoi se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzimi përkatës.







