Music Selected By

“Selected By” sonte me DJ Vinin, përzgjedhja muzikore që nuk duhet humbur!

Kur vjen puna te muzika e mirë, fundjava nuk mund të mbyllet pa “Selected By”! Këtë të diel, Top Albania Radio ju fton të bëheni pjesë e një udhëtimi muzikor dyorësh, ku ritmet, energjia dhe përzgjedhja e veçantë e këngëve do të jenë në qendër të mbrëmjes.

Këtë herë, në krye të setit muzikor do të jetë DJ Vini, DJ resident i Top Albania Radio, i cili do t’ju shoqërojë me përzgjedhjen e tij muzikore nga ora 20:00 deri në 22:00. Ai ka bërë një përzgjedhje të veçantë të disa pjesëve të zhanreve melodic house dhe progressie house. Pavarësisht nëse jeni duke pushuar në shtëpi, duke udhëtuar apo thjesht duke shijuar mbrëmjen tuaj, muzika e mirë është gjithmonë shoqëria më e mirë!

Ngrini volumin dhe lëreni veten të përfshiheni nga ritmet e “Selected By” dhe përzgjedhja muzikore e DJ Vinit. Dy orë që nuk duhen humbur, këtë të diel, vetëm në Top Albania Radio!

Dhe për ta pasur radion gjithmonë me vete, kudo që të jeni, shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.