Tre persona janë arrestuar në Berlin pasi një 22-vjeçar hoqi flamurin gjerman nga shtiza pranë ndërtesës së Reichstagut dhe vendosi në vend të tij një flamur palestinez.
Ngjarja u filmua nga grupi dhe u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale, sipas autoriteteve gjermane.
Të lidhura
None found
Flamuri palestinez qëndroi për një periudhë të gjatë në shtizë, derisa ndërhyrja e autoriteteve bëri të mundur heqjen e tij.
Sipas gazetës Bild, personi që publikoi videon tha se veprimi ishte kryer në shenjë “solidariteti me Palestinën”.
Përgjegjësinë për incidentin e mori grupi “Paqësor Kundër Gjenocidit”, përmes një postimi në Instagram.
Të arrestuarit mund të përballen me akuza për “baltosje të shtetit dhe simboleve të tij”, dëmtim të qëllimshëm të pronës, shkelje të Aktit të Lirisë së Tubimit të Berlinit dhe hyrje të paligjshme.
Monumenti simbolizon bashkimin e Gjermanisë. Në natën mes 2 dhe 3 tetorit 1990, gjatë ceremonisë së ribashkimit të dy shteteve gjermane, aty u ngrit i ashtuquajturi Flamuri i Unitetit.







