Rrruga Tiranë-Durrës, ja kur hapet loti i dytë

Rruga që konsiderohet zemra e qarkullimit në vend autostrada Tiranë-Durrës është në fazën e dytë të punimeve për zgjerimin e saj.
Pas hapjes për qarkullim të 6 km të para, tashmë punimet janë në segmentin nga Mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, të cilat kanë patur ecuri të mirë, fakt ky që do të shoqërohet me clirimin e trafikut që krijohet në nyjen e Kasharit
“Lajmi i mirë është se punimet kanë patur ecuri të mirë, flasim për segementin përtej mbikalimit të Kasharit. Ne presim që në dy muajt e parë të 2027 të jetë e hapur për qarkullim, pasi është një nyje e rëndësishme që ndan trafikun mes jugut dhe veriut. Lajm tjetër i mirë është se për shkak të rëndësisë që ka kjo rrugë, financimi është i siguruar deri në vitin 2029. Ne që në vitin e ardhshëm do të vijojmë me dy fazat e tjera që shkojnë pak a shumë deri në Vorë. Deri në fund të 2029 paratë janë në buxhet për të bërë të mundur përfundimin e punimeve”, tha Enea Karakaçi gjatë një interviste për emisionin E-ZONE në Vizion Plus.
Paralelisht punimet po ecin edhe për rrugën alternative Ndroq-Plepa. Sipas ministrit edhe në vitin e ardhshëm janë siguruar fondet për punimet e mëtejshme.
“Në buxhetin e 2027 kemi financimin e plotë të të gjithë projektit. Aty kanë përfunduar 5 km e parë që të çojnë deri në Pezë. ARRSH ka mbyllur kontratat edhe për 10 km pasuese. Punimet nisin në mes në nëntorit. Për 10 km pasuese që të cojnë në Plepa ARRSH do të hapë procedurat për të tenderuar kilometrat e fundit”, sqaroi ministri.
Autostrada Tiranë-Durrës është aksi rrugorë që ka peshëm më të madhe të qarkullimit, ku fluksi i mjeteve në një ditë arrin deri në 129 mijë.
/vizionplus.tv




