Fisnik Asllani ka shënuar sërish në kampionatin gjerman, duke realizuar me fanellën e Hoffenheimit në përballjen ndaj Schalke 04.
Sulmuesi i Kosovës kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 10-të, pas një gabimi të rëndë të portierit kundërshtar, Loris Karius.
Të lidhura
None found
Për 23-vjeçarin ky ishte realizimi i dytë në Bundesliga gjatë këtij sezoni. Goli vjen vetëm pak ditë përpara grumbullimit të radhës me Përfaqësuesen e Kosovës.
Forma e mirë e Asllanit përbën një sinjal pozitiv për përzgjedhësin Franco Foda, teksa Kosova do të përballet me Izraelin dhe Irlandën në Ligën e Kombeve.
Me paraqitjet e tij, sulmuesi po konfirmon gjithnjë e më shumë peshën që ka në repartin ofensiv të Hoffenheimit.






