Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve policore, dyshohet se drejtuesi i motomjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.













